Foto: Policia e Kosovë/Facebook

46-vjeçarit në Gjakovë i gjendet një pistoletë e 26 fishekë

Në mënyrë të paautorizuar, një 46-vjeçar nga Gjakova është kapur duke mbajtur një pistoletë “Beretta” me dy karikator dhe 26 copë fishekë.

I dyshuari, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, fillimisht është ndalur nga një ekip policore, e cila ishte duke patrulluar në rrugën “Migjeni” në Gjakovë.

Patrulla kishte ndalur të dyshuarin, P.Sh. dhe gjatë kontrollit, ai në posedim kisht e mjetet e lartcekura.

P.Sh. më pas është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç është njoftuar, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.