45 vjeçari vdes në aksidentin në paragllajd në Prizren

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar togeri i policisë në rajonin e Prizrenit, Shababan Osmanollaj.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanollaj

Ai ka shtuar se personi i lënduar, 23 vjeçar, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin, ndërkohë është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Hapja e sezonit të  fluturimeve me paragllajd në Prizren ishte hapur zyrtarisht me 5 korrik.

‘Fluturo n’Prizren, në ma t’bukurin vend’, hapet sezoni i fluturimeve me paragllajd