4,450 pacientë kërkuan shërbime në Klinikën e Psikiatrisë këtë vit

4 mijë e 450 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën e psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, janë pranuar 362 raste në trajtim të mëtejmë.

Kurse, raste urgjente thuhet se kanë qenë 1227, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1652 raste.

“Vizitat diagnostike psikologjike për të rritur janë 571, ndërsa vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur më shumë 771, ndërsa gjithsej janë kryer 306 shërbime pedagogjike ne Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.