Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
43 të arrestuar me urdhër të gjykatave kompetente, 11 raste të vjedhjeve e dy raste të dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj
43 persona janë arrestuar nga Drejtoria Rajonale në Ferizaj të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, të cilat janë raportuar jatë javës që shkoi, nga data 30.09.2024 deri më 06.10.2024.
Përveç tyre kjo drejtori ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalimine incidenteve, ka bërë të dutur Policia e Kosovës.
Gjatë përiudhës një javore janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj. Gjithashtu nga data 30.09.2024 deri më 06.10.2024 janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
“Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 2 raste të dhunës më familje, prej tyre: një rast në Ferizaj dhe një rast në Shtërpcë. Ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit dy persona pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, për procedura tjera hetimore”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia apelon qytetarët që të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.