428 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit, 23 pacientë në gjendje të rënduar

Tre të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendi tonë, ndërsa 428 qytetarë janë infektuar.

Nga  3,549 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,257,173 testime në total, ndërsa kanë rezultuar 177,536 raste pozitive.

Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,810.

Tirana mban vendin e parë për numrin më të madh të rasteve aktive me  3036 të infektuar, ndërsa ndiqet nga Durrësi me 745 raste aktive dhe Fieri me 663.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3036
Durrës            745
Fier                 663
Shkodër         502
Elbasan          238
Lezhë              185
Gjirokastër      202
Berat              184
Vlorë              144
Korçë             161
Kukës             148
Dibër              81 /TCH