COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

42 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 42 raste të reja me COVID-19.

Në njoftimin zyrtar të MSh-së thuhet se nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave, nuk është vaksinuar asnjë qytetar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 251 teste ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 503 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje sot që qytetarët të marrin dozën përforcuese.