42 pacientë të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 42 pacientë nga COVID-19, ndërsa nga 889 mostra janë regjistruar 104 raste të reja me SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 2 raste të vdekjes janë shënuar nga kjo sëmundje.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

16 mijë e 606 persona deri tani janë infektuar me COVID-19, përderisa janë shëruar 14 mijë e 516dhe kanë vdekur 652 persona të tjerë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.