42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Pas një stuhie shiu, mbrëmë në orët e mbrëmjes në Kosovë kanë nisur reshje të mëdha të borës.

Reshjet e borës po vazhdojnë edhe sot, duke vështirësuar kështu qarkullimin në komunikacion.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në tërë rajonin e Kosovës kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të policisë, nga 42 aksidentet, një prej tyre është me fatalitet, 12 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 29 të tjerë me dëme materiale.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!