Foto-ilustrim
41-vjeçari plagoset në rrethana të paqarta në Krujë, mjekohet në Spitalin Ushtarak
09.1.2022 - 20:20
Policia e Shtetit ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.
41-vjeçari me inicialet G.B., dyshohet se është plagosur në krah në rrethana të paqarta deri më tani gjatë kohës sa po drejtonte automjetin e tij.
Në anën tjetër Policia ka njoftuar se në veturë së bashku me 41-vjeçarin ishte edhe 31-vjeçari K.S.
Ky i fundit ka kërkuar ndihmë pasi është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G.B., kishte dalë nga rruga.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.