41 mijë teste për COVID-19 sot iu dhuruan Kosovës përmes UNDP-së

Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux-Dev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot i kanë dhuruar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë komplete testimi për COVID-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se UNDP i ka dhuruar sot IKShPK-së sot 41 mijë teste RT PCR, metodë kjo e vetme e licencuar aktualisht në Kosovë.

“Kanë sjellur kontigjentin më të madh në Kosovë, gjegjësisht 41 teste RT PCR të cilat do të shërbejnë për diagnostikimin e virusit. Ne kemi rritur kapacitetet e testimeve dhe shumë shpejt testimet PCR dhe Serologjike edhe në shtatë qendrat rajonale të Institutit”, ka thënë Ramadani.

Në këtë ngjarje morën pjesë: Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP, Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë, Gunther Zimmer, Udhëheqës i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim-Zyra në Kosovë dhe zyrtarë të MSh e IKSHPK-së.