Ilustrim

41 aksidente për 24 orë në Kosovë

Këtë të mërkurë kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Përderisa nuk ka ndonjë aksident me fatalitet, Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të trafikut për 24 orë ka shqiptuar 1500 tiketa dënimi.

Nga raporti i Policisë së Kosovës thuhet se nuk ka ndonjë të arrestuar.