CoVid-19 - Të shëruar

40 të shëruar nga coronavirusi i ri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e testimit të 493 mostrave për COVID-19. Sipas Institutit, 216 raste kanë dalë pozitivë.

Po ashtu, IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga coronavirusi i ri janë shëruar 40 pacientë.

Ndërsa, rastet pozitive të konfirmuara sot janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.