Foto: KALLXO.com Ilustrim

40 të arrestuar për moszbatim të vendimit të Qeverisë për masat kundër Covid-19  

40 persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në gjithë vendin, për shkak se nuk i kanë respektuar masat e vendosura të Qeverisë për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Të arrestuarit janë nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe kryesisht nuk kanë respektuar urdhëresën e lëvizjes së lirë. Por, disa prej tyre kanë hapur lokalet.

Në Prishtinë janë arrestuar 13 persona, në Gjilan një, në Han të Elezit një, në Prizren po ashtu një person.

Por, në rajonin e Pejës ka më shumë të arrestuar në lidhje me këto raste/

8 persona janë arrestuar për moszbatim të masave për parandalimin e CoVid-19, disa prej tyre janë në Pejë, Klinë dhe Deçan.

Edhe në rajonin e Gjakovës ka pasur të arrestuar për moszbatim të masave: 6 në Gjakovë dhe 3 në Rahovec.

Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë arrestuar 5 persona, prej tyre 1 është nga Mitrovica dhe 4 nga Vushtrria.

Edhe në Mitrovicën e Veriut ka pasur arrestime. Dy persona janë arrestuar  në Leposaviq dhe një në Mitrovicë të Veriut për shkak se nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për parandalimin e pandemisë CoVid-19.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Vendimi erdhi pasi në Kosovë është duke u rritur numri i të prekurve me coronavirus. Aktualisht në Kosovë të prekur me këtë virus janë 91 qytetarë.