Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

4 vjet nga ratifikimi i marrëveshjes së MSA-së në Kuvend

Ratifikimi i MSA-së, u bë në një seancë solemne Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor të vitit 2015, me shumicë votash ratifikuan me Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve, sa i kishte Parlamenti i Kosovës. Ratifikimi i MSA-së, u bë në një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe një numër i madh i ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara.

Tri ish-partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja (MSA)”.

Opozita me pas u largua nga salla e Parlamentit, duke mos marrë pjesë në votim për ratifikimin e MSA-së.

Kosova në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës.

Në këtë pikë këmbëngul opozita, e cila thoshte se Kosova nga Bashkimi Evropian nuk trajtohet si shtet, shkruan RTV21.