COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

4 vdekje dhe 1 mijë e 721 raste pozitive me COVID-19

Katër pacientë kanë vdekur dhe janë shënuar 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, për 24 orë janë dhënë edhe 2 mijë e 407 doza të vaksinës.

Ky është njoftimi i plotë:

05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.