Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

4 të vrarë e 2 të plagosur në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës rreth orës 00:30 të 27 qershorit, ku katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një konflikti.

Ngjarja është shënuar pas mesnatës, ku dyshohet se konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh.

Viktima e ngjarjes janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Kurse të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Sipas informacioneve të marra, Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut që mbeti i vrarë në atentati mafioz në Zonën e Livadheve teksa po kalëronte. Ai është pronar i “Hotel Fantazia” në Velipojë dhe “Hotel Fantazia” në Zues. Ndërkohë i plagosuri tjetër, Hasani është vëllai i Kujtimit, edhe ai ka një biznes në plazhin e Velipojës.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë pas mesnatës, drejtori i policisë së Shkodrës,  Niko Brahimaj ka shkuar në Velipojë bashkë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave.

“Ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, në ambientet e hotel Gocaj. Për shkak të një konflikti të çastit, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet e rërës që shfrytëzohet për vendosjen e shezloneve të çadrave. Policia ka mbërritur pas ngjarjes. shpresoj që në takimin tjetër do t’ju jap detaje më të hollësishme. ngjarje e përfshirë më shumë se sa një armë, një armë pistoletë e kemi sekuestruar ku pastaj do të nxjerrim se kujt i përket. Janë sekuestruar një sërë kamerash. shumë shpejt do të ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestua”, tha Brahimaj./ Top-Channel