Foto: KALLXO.com

4 të vdekur sot nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e ditës së sotme nga Klinika Infektive, ku raportohet edhe për 4 persona të tjerë të vdekur.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 86, derisa para 24 orëve ishin deklaruar 82 persona të vdekur nga COVID-19.

Nga 413 mostra të marra sot, 214 persona kanë dalë pozitiv me COVID-19, derisa janë shëruar 60 persona.

Rekord i zi, 214 raste të reja me COVID-19

.