COVID-19

4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Katër qytetarë të Shqipërisë kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Dy prej viktimave janë 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo bëri të ditur për shtim të numrit të të infektuarve të shtrirë në spitale.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, prej tyre 8 në terapi intensive e 4 prej tyre janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit,  janë kryer 420 testime për COVID-19, nga të cilët janë konfirmuar 83 raste.