Foto: KALLXO.com

4 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjeve nga coronavirusi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë 215 raste pozitive nga 1.012 mostra të testuara, ndërsa janë shëruar ,428 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.