4 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit, njëri prej tyre 33 vjeçar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona me COVID-19, njëri nga të vdekurit vetëm 33 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Deri më tani që nga përhapja e pandemisë në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 340 persona.