CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

4 të vdekur e 84 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona me COVID-19 kanë vdekur, ndërsa, nga 3,823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15,880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në gjithë Kosovën janë dhënë 1,241,949 doza të vaksinës, prej tyre 484,300 mijë persona kanë marr të dy dozat.

Në total numri i rasteve aktive është 5,371.