4 të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 429 mostra të marra, 195 kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona duke arritur në 79 numri i të vdekurve me COVID-19 në vend.

Sipas IKSHPK-së personat e vdekur kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

COVID-19: Vdes një grua nga Fushë Kosova

COVID-19: Vdes një person nga Podujeva

Vetëm në Prishtinë, sonte janë konfirmuar 102 raste të reja me COVID-19, duke shënuar rekord.

Rastet pozitive në qytetet e tjera janë nga komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.