CoVid-19 - Të shëruar

4 të shëruar sot nga COVID-19

Sot janë shëruar 4 persona nga COVID-19 në Kosovë, duke e dërguar numrin në 789.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi minuta më parë së asnjë rast i ri me coronavirus nuk ka rezultuar pozitiv sot.

Sipas tyre, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 1032 raste me COVID-19 prej tyre 789 të shëruar dhe 29 të vdekur.