Arkiv = Foto: KALLXO.com

4 të lënduar nga rrokullisja e veturës në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur  rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kqiq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zëdhënësi ka thënë se në këtë aksident lëndime kanë pësuar 4 persona.

“Drejtuesi i një veture civile nga pakujdesia ka humbur kontrollin  mbi automjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës. Si pasojë e lëndimeve  tretman mjekësor ka kërkuar drejtuesi dhe tre pasagjerët”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.