Foto: Ilustrim

4 të lënduar në aksidentin në Kaçanik

Katër persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 13:45 në rrugën “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik.

Aksidenti, sipas Policisë, ka ndodhur ndërmjet dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.