4 të arrestuar për 200 kg drogë në kamion

Katër persona janë vënë në praga dhe një i pestë është shpallur në kërkim për tentativën e trafikimit të 195 kilogramë kanabis sativa nga Shqipëria drejt Greqisë.

Lënda narkotike u sekuestrua të premten në pikën kufitare të Kapshticës e fshehur në një kamion frigoriferik. Organizator i tentativës së trafikut është një 56 vjeçar nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërsa në pranga kanë përfunduar drejtuesi i kamionit dhe dy bashkëorganizatorë të trafikut nga Tirana e Korça./21 Media