Foto: Ilustrim

4 të arrestuar në Kaçanik, në veturë iu gjetën armë

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia në fshatin Runjevë të Kaçanikut.

Sipas njoftimit arrestimi i të dyshuarve është bërë pasi që gjatë kontrollit të Policisë në veturën me të cilin ishin duke qarkulluar të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar tri revole.

Me vendim të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.