Kallashnikov, Ilustrim

4 të arrestuar, iu gjetën Kallashnikov, pistoletë e 33 fishekë

Pas një informate të pranuar, njësitë policore kanë ndaluar dy automjete, në të cilat gjendeshin 4 të dyshuar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur te të njëjtit një armë Kallashnikov dhe 25 fishekë dhe një pistoletë me 8 fishekë.

Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në fshatin Milloshevë  dje rreth orës 7:30.