Kanceri - Foto: REL/Reuters

4 Shkurti - Dita Botërore e luftës ndaj Kancerit

Çdo vit ka rreth 4.6 milionë raste të reja të kancerit diagnostikohen në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe rreth 2.1 milionë njerëz vdesin nga kanceri, ndërsa në botë çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 20 % e këtyre vdekjeve janë nga kanceri i mushkërive, rreth 12 % nga kanceri i zorrësh së trashë, nga kanceri i gjirit vdesin rreth 7%, 6% vdesin nga kanceri  i pankreasit  dhe rreth 5.7% nga kanceri në stomak.

Sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së për Evropën, kanceri i qafës së mitrës vret 28,000 gra.

Sipas OBSh-së, në të gjithë rajonin, rreziku i një individi për t’u prekur nga një lloj i kancerit gjatë jetës së tij ndryshon: në vendet e Evropës perëndimore ky rrezik është mbi 25%, në vendet e Evropës Lindore ai shkon nga 19% në 25%, dhe në vendet e Azisë Qendrore rreziku është midis 10% dhe 19%.

Sipas Organizatës,  rreziku i vdekjes nga kanceri është mbi 12% në vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, dhe më i ulët – midis 9% dhe 12% – në vendet e Evropës Perëndimore.

OBSH paralajmëron se, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, bota do të shohë një rritje prej 60% të rasteve të kancerit gjatë dy dekadave të ardhshme. Rritja më e madhe (përafërsisht 81%) në raste të reja do të ndodhë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku nivelet e mbijetesës janë aktualisht më të ulëtat.

Parandalimi

Duhani dhe përdorimi i alkoolit janë faktorët më të rëndësishëm të modifikueshëm të rrezikut për kancerin në Rajonin Evropian të OBSH-së. Deri në 85% të vdekjeve të lidhura me kancer në mushkëri dhe 15% të vdekjeve të lidhura me kancerin e stomakut i atribuohen duhanit. Rreziku i kancerit të mushkërive, zorrës së trashë, stomakut, gjirit dhe pankreasit rritet ndjeshëm me konsumin e alkoolit.

Faktorë të tjerë të dukshëm të rrezikut përfshijnë trashje, dietë jo të shëndetshme dhe mungesë të aktivitetit fizik. Në mënyrë krahasuese, ndotja e ajrit dhe kimikatet e përdorura në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit kanë një ndikim më të kufizuar.

Përveç kësaj, disa kancere mund të parandalohen përmes vaksinimit. Pa vaksinim, 80% e grave dhe burrave do të infektohen me HPV në një kohë në jetën e tyre, zakonisht para moshës 25 vjeç. Vaksinat HPV janë shumë të sigurta dhe efektive në parandalimin e transmetimit të viruseve HPV (Human Papilloma Virus) përgjegjëse për kancerin e qafës së mitrës.

Hepatiti B, një infeksion potencialisht i rrezikshëm për jetën e mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B, është një problem kryesor shëndetësor global. Vaksina e hepatitit B ofron 98-100% mbrojtje ndaj virusit.

Diagnostikimi dhe ekzaminimi i hershëm

Siç shpjegon “Udhëzuesi për diagnozën e hershme të kancerit” të botuar kohët e fundit të OBSH-së, forcimi i sistemeve shëndetësore për të siguruar zbulimin dhe diagnostikimin në kohë të kancerit simptomatik mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet shëndetësore për shumicën e llojeve të kancerit.

Skanimi është një mjet tjetër për zbulimin e hershëm të kancerit, dhe është treguar të jetë efektive për kancerin e qafës së mitrës, gjirit dhe zorrës së trashë, nëse organizohet mirë dhe monitorohet me kujdes.

Sipas OBSh-së disa programe të tjera të kontrollit të kancerit në Rajon bëjnë më shumë dëm sesa të mirë, dhe konsumojnë burime të kufizuara pa përmirësuar ndjeshëm rezultatet. Raporti dëm-përfitim ndryshon në varësi të llojit të kancerit dhe nga një vend në tjetrin.

Për shembull, në disa vende gratë janë thirrur të bëjnë kontroll për kancerin e gjirit, por diagnoza dhe / ose trajtimi nuk janë lehtësisht të arritshme, ose me cilësi të dobët. Për shumicën e grave në këto vende, një kontroll i tillë mund të jetë më i dëmshëm sesa i dobishëm, dhe një program i hershëm i diagnostikimit mund të jetë një zgjedhje më e zgjuar.