Ilustrim

4 persona të lënduar në dy aksidente në Prishtinë

Brenda më pak se një ore kanë ndodhur dy aksidente në Prishtinë.

Në këto aksidente kanë mbetur 4 persona të lënduar.

Njëri nga aksidentet ka ndodhur te katedralja “Shën Tereza” në Prishtinë rreth orës 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Në të dyja këto aksidente kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar kanë mbetur nga dy persona në këto aksidente.