4 persona, kanosin policin dhe familjen e tij

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është kanosur dje në Prishtinë nga katër persona të dyshuar.

Siç ka bërë të ditur Policia, pjesëtari ka qenë në veturën e tij private së bashku me familje dhe jashtë detyre dhe papritmas është ndalur nga një veturë civile BMW, pronë e të dyshuarit dhe i shoqëruar me tre persona të dyshuar të tjerë.

Sipas policit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë.

Ndërsa, tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën Rrahim Beqiri në ora 21:00.