4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur se nga 600 teste që janë kryer nëpër shkolla, 4 nxënës dhe 15 mësimdhënës janë testuar pozitiv me Covid-19.

Në mbledhje, drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, ka dhënë informacione në lidhje me menaxhimin e COVID-19 në isntitucionet shkollore.

Ajo ka treguar se të gjitha shkollat janë dezinfektuar me kohë dhe janë furnizuar me mjete të nevojshme.