39 qytetarë kthehen në Kosovë, vendosen në karantinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se mënjgesin e sotëm janë kthyer në Kosovë 39 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të ngujuar jashtë vendit, pas rrethanave me coronavirusin.

Sipas ministrit, ata do të vendosen në karantinë 14 ditore.

“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje…

Publiée par Lumir Abdixhiku sur Jeudi 19 mars 2020

Ai ka shtuar se kthimi i qytetarëve do të vazhdojë.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani. E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë”, thuhet në publikimin e ministrit.

Abdixhiku ka shtuar se qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat e Kosovës.

“ Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, është shprehur ai.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 20 persona të prekur me virusin COVID-19.