37 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 165 persona  në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ndërsa rreth 2100 në tërë Kosovën

Kështu ka njoftuar menaxheri I Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi,

Sipas Bardhit deri më sot janë vaksinuar në total 37 mijë persona ndërsa qytetarët janë duke marrë vaksinën Astra Zaneca.

“Me prioritet janë duke u vaksinuar vetëm personat e kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe të regjistrura në platformën e- Kosova. Kemi pasur raste edhe të ëprsonave të paregjistruar në këtë platform që kanë kërkuar të vaksinohen por që në qendrën “1 tetori” nuk është dhënë asjë vaksinë jashtë listës së kontaktuar nga Ministria”, ka thënë Bardhi.