COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

363 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 363 raste të reja kurse nuk është shënuar asnjë vdekje.

MSh ka njoftuar gjithashtu se janë testuar 1 mijë e 411 qytetarë kurse 60 të tjerë janë vaksinuar.

Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive, ku 1 mijë e 126 qytetarë vazhdojnë të jenë shpërndarës potencial të infeksionit.

Në anën tjetër, të dhënat e fundit nga ShSKUK bëjnë të ditur se vetëm 18 pacientë janë të hospitalizuar në QKUK dhe Spitalet regjionale.

Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19