36 profesionistë shëndetësorë janë të prekur me COVID-19

Në mesin e të prekurve me COVID-19 në Kosovë janë edhe 36 profesionistë shëndetësorë.

Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të sëmurë janë 16 mjekë, 18 infermierë, 1 farmacist dhe 1 teknik i farmacisë.

Të dhënat e IKShPK-së i ka publikuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në rrjetin social “Facebook”.

Numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 604, prej tyre 128 të shëruar dhe 18 të vdekur.