35 vjeçari nga Kosova kapet në Morinë me 23 mijë euro

Një 35 vjeçar, shtetas i Kosovës është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi dyshohet se tentoi të fuste 23 mijë euro të padeklaruara përmes Pikës Kufitare në Morinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka tentuar t`i fuste të hollat në shtetin e Shqipërisë pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Sipas njoftimit, të dyshuarit G. M. i janë sekuestruar parat e gjetura.

G. M. i cili është banues në Tiranë po dyshohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”- thuhet në njoftimin e Policisë.