35 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 841 testime të realizuara, 135 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin corona.

Institut i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 900 pacientë të shëruar nga coronavirusi, ndërkaq, 35 persona e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media