35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 200 testime.

Sipas MSh-së gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399. Në total numri i rasteve aktive është 270”, thuhet në njoftim.