35 raste të reja dhe 5 viktima nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

35 raste të reja me coronavirus u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë. 4 të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga.

Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Gostivari, Struga dhe Shtipi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë. Presidenti Stevo Pendarovski shpalli edhe 14 ditë gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Pendarovski tha se vendimi është marrë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me Covid – 19 dhe rritja e numrit të viktimave në disa komuna./21Media