Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Ora policore: 35 persona të arrestuar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 35 persona për mos respektim të vendimeve të qeverisë së Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, personat e arrestuar kanë shkelur vendimet duke dalë jashtë në kohën kur duhet të qëndronin brenda.

Sipas policisë, një person është shoqëruar në polici në ora 01:45 për mos respektim të orës policore. I njëjti më aps është liruar me procedurë të rregullt, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Prizreni’ në Prishtinë.

Një person është arrestuar e më pas liruar në fshatin Gllobar të Gllogocit në ora 10:45 ditën e djeshme.

Në rrugën ‘Vëllezërit Fazli’u në Prishtinë, dje rreth orës 13:50, policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt.

Edhe në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë në rreth orës 12, një person është arrestuar nga policia për mosrespektim të vendimit të qeverisë. I njëjti është liruar.

Dy persona të tjerë janë arrestuar në Lipjan dje rreth orës 15:28 pasi nuk respektuan vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës.

Edhe në rrugën ‘Ferid Curri’ në Obiliq rreth orës 17:35 policia ka arrestuar tre persona në Obiliq pasi nuk aknë respektuar orën policore.

Dy raste të mos respektimit të vendimit të qeverisë janë raportuar në Kamenicë.

Në fshatin Karaqevë e Epërme, dje rreth orës 22:00 policia ka arrestuar një person e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Koretin rreth orës 22:10 policia ka arrestuar tre persona dhe më pas janë liruar.

Raste të shkeljes së vendimeve të qeverisë janë paraqitur edhe në Deçan.

Në fshatin Carrabreg i Ultë pas mesnate (00:20) policia ka arrestuar dy persona për mos respektim të kufizimit të lëvizjes, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e tyre, te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar : një sprej, dy fishekë dhe një boks. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Gullakoc të Istogut, një person nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, policia të dyshuarin e ka dërguar në mbajtje.

Edhe në Pejë në rrugën ‘Nënë Tereza’ një burrë është arrestuar për mos respektim të masave të ndalesës, rasti ka ndodhur në ora 15:00. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dy raste janë raportuar në Gjakovë, një në rrugën ‘Shtjefan Gjeçovi’, i cili ka hapur lokalin e tij qebaptore dhe aty janë hasur duke qëndruar disa persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’, policia ka arrestuar të dyshuarin pasi nuk ka respektuar kufizimin e lëvizjes, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Dy raste janë raportuar në Malishevë në fshatin Vermicë. Në rastin e parë janë arrestuar katër burra pasi nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes. Edhe në rastin e dytë janë arrestuar tre burra për të njëjtën arsye.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Tri raste të shkeljes së vendimit të qeverisë janë raportuar në Vushtrri.

Një rast në ‘Arsim Muzaqi’ ku policia ka arrestuar një të dyshuar rreth orës 13:05, I njëjti është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është raportuar në rrugën ‘Enver Musa’, ku tre burra gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Të dyshuarit janë liruar.

Rasti i tretë është raportuar në fshatin Maxhunaj, ku tre burra gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një rast është raportuar në Leposaviq, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur në ora 04:20.