COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

33 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

3 mijë e 58 mostra të dyshuara për COVID-19 janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, prej tyre 33 kanë rezultuar pozitive me SARS-CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëshit të fundit asnjë person i prekur me coronavirus nuk ka vdekur përderisa janë shëruar 12 qytetarë kështu duke arritur në 158 mijë e 28 qytetarë të shëruar nga SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 371 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në nivel vendi COVID-19 ka prekur mbi 161 mijë qytetarë prej tyre 2,990 kanë vdekur.

Sa i përket vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3 mijë e 47 doza të vaksinave anti-COVID.

“Deri më sot 781 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të ministrisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person konsiderohet i vaksinuar në momentin që merr dy doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Nga 29 marsi i këtij viti, kur edhe ka filluar dhënia e vaksinave e deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë vaksinimi është njëra ndër mënyrat e vetme për të parandaluar vdekshmërin nga coronavirusi.

COVID-19 për herë të parë në Kosovë është shfaqur më 13 mars 2020.