33 persona lirohen nga karantina e konvikteve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë liruar 33 persona për t’u kthyer në shtëpitë e tyre,. Atat kanë qëndruar për 2 javë në konviktet e studentëve dhe kanë rezultuar negativ në testet për coronavirus.

Ministria ka njoftuar se personat që janë liruar nga karantina e konvikteve, kanë marrë rekomandime që t’i përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për 2 javë të tjera.

Poashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 36 të testuar nga karantina e konvikteve, 35 persona kanë dalë negativ, ndërsa një person ka dalë në pozitiv, i cili është dërguar në Klinikën Infektive.