33 laboratorë privat licensohen për testim të COVID-19

Nga java e ardhshme 33 laboratorë privat do të kryejnë testime për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencë për media njoftoi se për kryerjen e testeve serologjike dhe mikrobiologjike deri më tani janë licensuar 33 laboratorë privat.

“33 laboratorë privatë janë licencuar për COVID. 31 për testime serologjike dhe dy për ato mikrobiologjike me PCR, këto do të fillojnë testimet nga java e ardhshme”, tregoi Ministri.

Ai tutje njoftoi se deri më tani kanë aplikuar 127 institucione por vetëm për 37 prej tyre u është shqyrtuar aplikacioni.

Më 5 korrik Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë pati deklaruar se u jep leje edhe Institucioneve private të kryejnë testime për COVID-19, mirëpo ato duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe pastaj të u jepet leja për kryerjen e testeve.

Sot në Kosovë janë shënuar edhe 181 raste të reja me coronavirus, 125 të tjerë janë shëruar, ndërsa tre të tjerë kanë vdekur.

181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë