Aksident trafiku (arkiv) - Foto: KALLXO.com

33 aksidente për një ditë, një me fatalitet

Vetëm dje policia thotë së kanë ndodhur 33 aksidente në komunikacion, prej të cilave një me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 17 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

Sipas statistikave të policisë, vetëm gjatë ditës së diel janë shqiptuar 1 mijë e 377 tiketa trafiku, shkruan 21Media.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në ndalim policor dhe një në vuajtje të dënimit./21Media