328 vdekje nga COVID-19 në Francë

Në 24 orët e fundit, në Francë janë konfirmuar 35 mijë e 879 raste të reja dhe 328 vdekje nga COVID-19.

Kjo është një rritje nga 22,180 raste të djeshme, por më pak se rekordi i raportuar të shtunën me 86,852 raste.

Numri i vdekjeve gjithashtu është zvogëluar, pasi që dje u raportuan 1,220 vdekje, nga të cilat 754 në shtëpitë e të moshuarve, raporton Reuters./rtv21