328 policë të infektuar me COVID-19

Numri i pjesëtarëve të Policisë të cilët janë prekur nga virusi COVID-19 ka arritur në  328.

Pas paraqitjes së COVD-19, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar në shumicën e rasteve në orar prej 12 orësh për zbatimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës dhe planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it COVID-19.

Në bazë të statistikave të policisë, që nga paraqitja e pandemisë deri më tani 328 zyrtarë policorë janë infektuar nga COVID-19 dhe 15 të tjerë të cilët janë staf civil në Policinë e Kosovës.

Nga të infektuarit, janë shëruar 145 zyrtarë policorë, ndërsa ende aktiv në trajtim janë 196 zyrtarë policorë.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante. Kujdes të veçantë i ka kushtuar aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët por edhe për vet zyrtarët policor, të cilët ballafaqohen me situata dhe raste të natyrave të ndryshme si reagues të parë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

KALLXO.com raportoj se viktimë e COVID-19 është edhe zyrtari i dytë policor nga Mitrovica.

Javën e kaluar vdiq edhe një polic në Mitrovicë nga COVID-19