Ilustrim

32 vjeçari në Pejë vdes në rrethana të pasqaruara

Një person ka vdekur sot në Pejë pasi i njëjti kishte pësuar lëndime trupore. Policia në njoftim nuk ka dhënë asnjë sqarim se si është lënduar personi në fjalë.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:30, është informuar se në fshatin Raushiq të Pejës një person si pasojë e lëndimeve trupore ishte dërguar nga qytetar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa rreth orës 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh. Sh., 32 vjeçar.

Policia ka njoftuar se në koordinim të plotë me prokurorin e shteti, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në IML për obduksion.