COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

32 të vdekur dhe 1 mijë e 612 raste të reja me COVID -19

Numri i të vdekurve me COVID-19 në nivel vendi vazhdon të mbetet i lartë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 32 persona kanë vdekur me COVID-19 derisa 1 mijë e 612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 nga 13 mijë e 952 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në raportin ditor tutje thuhet se janë shëruar 2 mijë e 460 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119 mijë e 471.

Aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 524 raste aktive me SARS-CoV-2. Prishtna është kokmuna me më së shumti raste aktive, 5 mijë e 131 të tillë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar  146 mijë e 880 qytetarë prej tyre 2 mijë e 525 kanë vdekur.

MSh poashtu ka bërë të ditur se në Kosovë janë vaksinuar për 24 orë 20 mijë e 618 qytetarë.