Foto: REL/EPA-EFE

32 të vdekur dhe 1.092 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,092 raste pozitive me Covid-19, nga 5,569 teste të realizuara, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 32 viktima dhe 2,003 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 666,091 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 141,157. Jetën e kanë humbur 4,182 persona, kurse janë shëruar 115,433 të tjerë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 21,542. RTV21